Përballje

West Ham mposht Fulham-in, Crystal Palace triumfon përballë Leeds-it


Dy ndeshjet e para të së dielës në Premier League ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes West Ham-it dhe Fulham-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

West Ham ishin dominant ku kishin mundësi të shumta shënimi.

Mysafirët e filluan mirë ndeshjen, duke shënuar në minutën e pestë me anë Pereira-s.

Më pas, në miunutë e 29-të, Jarrod Bowen shënoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Gianluca Scamacca gjeti golin e epërsisë për londinezët.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Michail Antonio shënoi golin përfundimtar, për t’i siguruar fitoren vendasve.

Në anën tjetër, Crystal Palace ka mposhtur Leeds-in me rezultat 2:1.

Edhe në këtë ndeshje, mysafirët e filluan mirë, duke shënuar në minutën e 10-të, me anë të Struijk.

Më pas, në minutën e 24-të, Edouard shënoi për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 76-të, Eberechi Eze shënoi për t’i dhënë fitoren Crystal Palace-t.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore