Përballje

West Ham fiton derbin e Londrës, Leicester mposht Brentfordin,


West Ham ka fituar në derbin e Londrës përballë Tottenham Hotspur me rezultat 1:0.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, por Tottenham kishin më shumë mundësi shënimi të cilat nuk i finalizuan.

Pjesa e dytë ishte po ashtu e baraspeshuar, por West Ham arritën të marrin epërsinë në minutën e 72-të me anë të sulmuesit 31-vjeçar, Michail Antonio.

Pas golit të Antonio-s, Tottenham provuan disa herë të barazonin rezultatin, por nuk kishte asnjë rast konkret ose të rrezikshëm për të shënuar.

Momentalisht West Ham radhiten në pozitën e katërt me 17 pikë, ndërsa Tottenham janë në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Dueli tjetër mes Brentford dhe Leicester ishte po ashtu interesante dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë mundësi, por Leicester i shfrytëzuan më mirë mundësitë e tyre.

Në minutën e 14-të, Youri Tielemans shënoi për t’i dhënë epërsinë minimale Leicester-it.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Brentford arritën të barazojnë rezultatin me anë të Mathias Jorgensen.

Për fitoren e Leicester dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes James Maddison i cili shënoi në minutën e 73-të.

Leicester radhiten në pozitën e nëntë me 14 pikë, ndërsa Brentford në pozitën e 12-të me 12 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore