Kosova

Wesley Clark në Kosovë


Wesley Clark

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, vjen për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga zyrtarë të shtetit, rreth orës 8:40.

Menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, Clark viziton ministrin e Mbrojtjes, ku do të pritet “me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së”.

Pas takimit, bashkë me ministrin, Armend Mehaj, ish-gjeneral Clark, mbanë konferencë për media.

Ishte pikërisht ministri i Mbrojtjes, Mehaj, që kishte njoftuar për vizitën e ish-ushtarakut, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes, me 25 qershor të këtij viti pati zhvilluar një takim virtual me ish gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Në këtë takim virtual ai pati ftuar gjeneralin amerikan ta vizitoj Kosovën.

“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”.

Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, e ka drejtuar operacionin 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s karshi Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore