Lajme

Weber: Gjermania post-Merkel do merret ndryshe me dialogun


Aleksandër Vuçiç dhe Angela Merkel

Për ekspertin gjerman të Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber, me ardhjen në pushtet të kancelarit të ri Gjerman, marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë do të hyjnë në një epokë të re.

Pasi sipas tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe regjimi aktual në Serbi lindi dhe u zhvillua politikisht fal qasjes së gabuara të kancelares në ikje, Angela Merkel.

“Qëndrimi i qeverisë së kancelares në largim, Merkel, filloi me një politikë parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime dhe korniza të qarta negociuese”, tha Weber në një intervistë për mediumin serb, N1.

“Në një farë mënyre Merkel krijoi zotin Vuçiç dhe politikën evropiane të tij, por për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të politikës së Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja Merkel, ne morëm njëfarë këndvështrimi përmes gishtave të Berlinit dhe Brukselit në lidhje me gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi”, shtoi ai.

Bodo Weber

Weber, gjatë intervistës ka folur edhe për qasjen e qeverisë së re gjermane karshi dialogut Kosovë-Serbi, qasje e cila sipas Weber do të orientohet për një rifillim serioz të negociatave ndërmjet dy vendeve.

“Pres një angazhim më të fortë të qeverisë së re për një rifillim serioz të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë bllokuar plotësisht vitet e fundit dhe në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes qeverisë së re dhe Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiçit në Serbi, i mbështetur me theks të veçantë në parimet demokratike dhe vlerat e sundimit të ligjit”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore