Boterori 2022

Weah: Jemi një grup i mirë, do ta mposhtim Holandën


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mposhtën Iranin në ndeshjen e fundit të grupeve në Kupën e Botës dhe vazhduan në fazën e 1/8-ve të finales.

Në fazën e eliminimit direkt, SHBA-të do të përballen me Holandën, derisa sulmuesi i tyre, Timothy Weah, është shumë i lumtur me ekipin dhe shpreson që t’i mposhtin holandezët.

“Jemi një ekip i ri dhe kemi bërë shumë mirë. Jemi në raundin e 1/8-ve dhe kjo është fantastike. Ne jemi si një familje”, tha fillimisht Weah.

“Tani do fokusohemi për ndeshjen e radhës, sepse kemi ambicie për më shumë. Mendoj që nëse luajmë kështu edhe ndaj Holandës, do t’ia dalim”, shtoi Weah.

I biri i legjendës së Milan-it më pas foli edhe për ndeshjen me Iranin.

“Pjesa e dytë ishte shumë e vështirë, por ne kishim shumë energji dhe treguam vullnet për të fituar dhe ia dolëm”, tha mes tjerash tha sulmuesi i Lille.

Kujtojmë që ndeshja mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore