Sport

Wayne Rooney tërhiqet përfundimisht nga futbolli


Wayne Rooney është tërhequr nga futbolli dhe tashmë do të jetë thjesht trajner. Ndryshe nga sa ishte më parë, si një trajner-lojtar i Derby-t në Championship-in e Anglisë. Ish ylli i Manchester United-it ka nënshkuar një marrëveshje deri në 2023 me Derby-n. Marrëveshje e cila u konfirmua në mediat sociale nga vetë klubi anglez.

Ronney erdhi në krye të pankinës së klubit pas largimit në nëntor të ish-trajnerit Phillip Cocu-it. Fillimisht Rooney u mbështet tek ndihmësit, Liam Rosenior-i, Shay Given-i dhe Justin Walker-i. Me të cilet do të punojë në vazhdim.

Jason Pearcey do të jetë stërvitësi i portierëve. Steve McClaren-i do të mbajë përsëri rolin e drejtorit teknik dhe këshilltarit të bordit të drejtorëve.

Shefi Ekzekutiv i Derby-t, Stephen Pearce tha:

“Ne jemi të kënaqur që konfirmojmë emërimin e Wayne Rooney-t si trajnerin tonë të ardhshëm”.

“Rritja jonë duket në rezultatet e fundit, nën drejtimin e Rooney-t, sidomos në fitoren 2-0 në shtëpi përballë Swansea-s dhe fitoren 4-0 në qytetin e Birminghamit”.

“Gjatë këtij drejtimi në nëntë ndeshje, ne gjithashtu përmiresuam fazën mbrojtëse, regjistruam pesë ndeshje pa pësuar gol dhe në fazën sulmuese u bëmë më efektivë”.

“Këto të dhëna kanë bërë të mundur që të kemi, së paku, gjysmën e dytë të sezonit nën drejtimin e Rooney-t”.

Rooney në deklaratën e tij para mediave tha:

“Kur u ktheva për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, u habita nga potenciali i klubit të Derby-t. Stadiumi, aneksi i stërvitjes, stafi dhe lojtarët, si dhe nga tifozët që i kanë mbetur besnik dhe i mbështesin”.

“Pavarësisht ofertave të tjera, e dija instiktivisht që Derby ishte vendi i duhur për mua”.

“Të më jepet mundësia si Brian Clough-i, Jim Smith-i, Frank Lampard-i dhe Phillip Cocu-a është një privilegj për mua dhe unë mund t’u premtojë të githëve në klub dhe tifozëve, se stafi im dhe unë nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, për të treguar potencialin që unë kam parë përgjatë këtyre 12 muajve të fundit në këtë klub historik”.

Ronney para tërheqjes u aktivizua në 11 ndeshje me klubin e Derby-t, ku arriti të shënonte dhe një gol. Disa ndeshje i humbi dhe për shkak të infektimit me Covid-19.

Pas këtyre ndeshjeve Rooney u tërhoq përfundimisht, duke përmbyllur një karrier të lavdishme në futboll.

Ish-lojtari i Everton-it, Manchester United-it dhe DC United-it tashmë i përket legjendave që nuk janë më pjesë e futbollit të luajtur.

Me Everton-in Ronney luajti përgjatë sezoneve 2002-2004, para se të transferohej te djajt e kuq dhe një rikthim në sezonin 2017/18. Me klubin nga Liverpuli në total realizoi 28 gola dhe katër asiste, në 117 paraqitje.

Me United-in luajti në 559 takime zyrtare, duke realizuar 253 gola dhe 146 asiste. Duke u shëndruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.

Me fanellën e  DC United-it luajti 52 ndeshje, ku shënoi 25 gola dhe dhuroi 14 asiste.

Në total janë 491 ndeshje në Premier Ligë, 48 ndeshje në Major League Soccer dhe 30 ndeshje në Championship. Përkatësisht në ligat e mësipërme ka shënuar 208 gola, 23 gola dhe gjashtë gola.

Ronney ka qenë padyshim dhe një nga yjet më të mëdhnjë të Kombëtares së Anglisë. Fanellën e së cilës e ka veshur në 120 takime dhe ka 53 gola të shënuar.

Karriera futbollistike e Ronney-t kurorzohet nga  17 trofe në rang klubesh dhe dy personal.

Pesë herë ka fituar Premier Ligën me Manchester United-in (2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2013). Një trofe të Kupës FA (2016) dhe katër trofe të Kupës EFL (Carabao) (2006, 2009, 2010 dhe 2017).

Superkupën e Anglisë e ka fituar katër hërë (2008, 2011, 2012 dhe 2017).

Një trofe të Ligës së Kampionëve (2008) dhe një trofe të UEFA Europa Ligës (2017). Një Botëror Klubesh (2009).

Në aspektin personal Rooney ka fituar çmimin e golashënuesit në Botërorin e Klubeve në 2009, me tre gola të shënuar.

Çmimi si “Lojtari i Vitit” në Premier Ligë në sezonin 2009/10.

Kështu i ka dhënë fund një karriere të lavdishme Wayne Rooney, karrierë të cilën do të provojë ta ribëjë, por tashmë në rolin e trajnerit./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore