Përballje

Warriors mposhtin Nuggets për të udhëhequr 3:0, Grizzlies e Mavericks marrin epërsinë e rundit të parë


Golden State Warriors fituan me rezultat 118-113 ndaj Denver Nuggets për të kaluar në epërsi 3-0 në raundin e parë të play-off-it të Konferencës Perëndimore të NBA.

Stephen Curry dhe Jordan Poole shënuan secili nga 27 pikë për Warriors, të cilët synojnë titullin e tyre të parë në katër vjet.

Ata do të vulosin serinë me një tjetër fitore në Ball Arena të dielën.

Nikola Jokic kishte 37 pikë për Denver-in, i cili ka humbur shtatë ndeshje radhazi play-off që datojnë nga sezoni i kaluar.

Dallas Mavericks i mbijetuan një sulmi nga Utah Jazz për të fituar 126-118 në Salt Lake City dhe për të kaluar në epërsi 2-1 në serinë e tyre.

Jalen Brunson me 31 pikë udhëhoqi shtatë lojtarë të Dallas-it për të arritur shifra dyshifrore, gjë që kompensoi mungesën e sllovenit Luka Doncic, i cili ende nuk ka luajtur në seri për shkak të lëndimit.

Gjithashtu në Konferencën Perëndimore të enjten, Desmond Bane shënoi 26 pikë për të ngritur Memphis Grizzlies në një fitore 104-95 ndaj Minesota Timberwolves.

Bane shënoi shtatë trepikësha, ndërsa Grizzlies, përmbysi një deficit prej 26 pikësh në Minneapolis për të udhëhequr serinë 2-1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore