Përballje

Warriors mposhtin Lakers, pavarësisht performancës së shkëlqyer të LeBron James


Ndeshja e dytë e ditës hapëse të NBA mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers ishte interesante dhe befasuese.

Duelin e parë mes dy skuadrave e fitoi Golden State Warriors me rezultat 121:114.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në tri cerekat e parë, por Warriors shpërthyen në periodën e tretë ku shënuan nëntë pikë më shumë se Lakers.

Stephen Curry kishte një performancë mjaft të mirë, duke përfunduar ndeshjen me dyshifrorë të trefishtë, me 21 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Në anën tjetër LeBron James kishte performancë të shkëlqyeshme me 34 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.

Te Lakers, debutim skandaloz në sezon të rregullt për Lakers kishte Russell Westbrook i cili shënoi vetëm 8 pikë me 5 kërcime e 4 asistime.

Te fitorja e Warriors kontribuuan Jordan Poole me 20 pikë dhe nga banka rezervë Damion Lee dhe Nemanja Bjelica me nga 15 pikë secili.

Përpos James, performancë të mirë kishte edhe Anthony Davis me 33 pikë e 11 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore