Boks

Wallin pret Breazeale ndërsa reflekton Fury-n


Suedezi Otto Wallin [21 – 1 – 1], synon një ndeshje revanshi me kampionin botëror Tyson Fury ndërsa pret duelin me Dominic Breazeale [20 – 2 – 0].

30 vjeçari Wallin, pësoi humbjen e tij të vetme kundër kampionit të Këshillit Botëror të Boksit (World Boxing Council/WBC), Fury, në 14 shtator 2019. Tashmë ai pret përballjen me amerikanin Breazeale [20 shkurt] dhe shpreson japë shfaqjen që do të mund t’i japë shans revanshi kundër Fury-t.

Breazeale ka dy humbje në kartën e tij: kundër kampionit britanik, Anthony Joshua dhe kundër ish kampionit amerikan Deontay Wilder.

I pyetur për Sky Sport Wallin pret të japë një shfaqje bindëse.

“Breazeale ka emër të mirë dhe shpresoj që duke e mundur atë, do të çimentoj vendin tim në krye. Ëndrra ime është të fitoj titullin e kampinit të botës por që ta arrij, më duhet të vazhdoj të luftoj dhe më shumë stërvitje, që, kur t’i vijë koha, grushtat e mi të jënë gati”.

Ndonëse ritakimi me Fury-n është në mendjen e tij, nuk është prioritet:

“Revanshi me Tyson Fury-n nuk është në krye të listës sime, por me të vërtetë që shpresoj të ndeshem sërish më të në të ardhmen, ndaj, më duhët të vazhdoj në rrugën time drejt përmirësimit në mënyrë që kur t’më vijë mundësia, t’i tregojë Fury-t se çfarë jam i aftë të bëj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore