Lajme

Vulin: “Ndaluam për herë të tretë anëtarësimin e Kosovës në Interpol”


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili po udhëheq delegacionin serb në seancën e 89-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it në Stamboll tha se “falë meritës së Vuçiçit arritëm që ta ndalojmë Kosovën për herë të tretë që të mos anëtarësohet në Interpol”.

“Agjenda u adoptua, dhe shteti i rremë i Kosovës nuk aplikoi për anëtarësim në Interpol në këtë seancë të këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme në Stamboll. Kjo është rezultat i punës sonë të pandalshme të vitit të kaluar”, ka deklaruar Vulin.

“Bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të arrjmë dhjetëra vende dhe do t’ua prezantojm situatën reale në Kosovë”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndërsa falënderoi Presidentin e Serbisë, “i cili bërë shumë që parandalojë Kosovën që as për herë të tretë të mos bëhet anëtare e Interpol-it”.

“Ajo që presidenti fitoi me Marrëveshjen e Washington-it ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë që Interpoli mos të jetë fushë e lobimit të ‘Shiptarëve”, tha mes tjerash Aleksandër Vulin, transmeton RTV.rs

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore