Lajme

Vuçiq: Ambasadori i fundit i Serbisë në SHBA ishte vetëm pse duhej, ndërsa me Duric jam krenar


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisede virtuale më përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, ka vlerësuar faktin që Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Duric, është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Gjatë bisedës, Vuçiq, ka thënë se ambasadori i fundit i Serbisë në SHBA, Derd Matkovic, ishte “vetëm pse duhej”, shkruan Kosovo-Online, transmeton Albanian Post.

“Ne kemi pasur një ambasador në Amerikë për një kohë të gjatë vetëm sepse duhet të bënim. Tani ajo ka ndryshuar, tani kemi një nga njerëzit më të afërt me mua, dhe do të thotë shumë”, ka thënë Vuçiq.

I pari i Serbisë nuk i ka lënë anash as komentet pozitive dhe ndjenjat e krenarisë së tij, karshi personalitetit politik të Marko Duric.

“Jam shumë krenar për të rrugëtimin e tij të vështirë, seriozitetetin e tij në punë, dhe gjithçka që ai tashmë ka bërë, dhe ne do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, theksoi Vuçiq, duke folur për Đurić gjatë bisedës me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

Ndërsa, edhe Damon Wilson, nënkryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik, bëri vlerësime të ngjashme për Duric.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore