Lajme

Vuçiç: Vetëm kompromisi është zgjidhja e përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Vetëm kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ishte zgjidhja e përhershme në mes të dy vendeve”, ka thënë Presidenti i Serbisë gjatë një interviste për të përditshmen e gjermane “Handelsblatt”.

Vuçiç, tutje ka treguar se Serbia dëshiron vetëm paqe duke thënë se vetëm “me mbylljen e kapitullit të së kaluarës, shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen motori i rritjes së re për Evropën”.

Presidenti i Serbisë, ka treguar edhe për takimet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, duke treguar se ai ja ka bërë të çartë Putin-it se rruga e duhur për Serbinë është rruga evropiane, dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ballafaqimi i parë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç datonte me 15 qershor të këtij viti.

Pas përfundimit të takimit, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se ai gjatë takimit kishte propozuar katër pika, ku pika e tij e parë nuk kishte marrë përgjigje; ndërsa tri të tjerat ishin refuzuar.

Edhe takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.

Kurti, pas takimit kishte propozuar Vuçiç-it një marrëveshje të paqes, i cili ishte refuzuar pa u lexuar.  Ndërkaq Vuçiç kishte thënë se dakordimi mes dy palëve ka qenë i pamundur.

Takimi i radhës në mes të dy liderëve politik pritet të mbahet gjatë muajit shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore