Lajme

“Vuçiç vazhdon të qëndrojë në Bruksel, takohet prapë me Escobarin e Lajçakun”


Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar takimet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të deleguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas atij 5 orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç raporton mediumi pro qeveritar serb “Novosti”, Vuçiç aktualisht është duke biseduar me Escobarin dhe Lajçakun.

Në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë ditës së enjte të 18 gushtit, janë takuar në dy raunde të ndara nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiç-in.

I pari që u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave ishte, Aleksandër Vuçiç.

Pritjet e Borellit per Kurtin e Vucic-in, para takimit te perbashket

Ndërsa vartësi i tij, Petar Petkoviç, ka njoftuar publikun në Serbi, se Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë nuk do të kthehet nga Bukseli deri nesër, e premte.

Duke folur para gazetarëve, ai pohoi se as Vuçiç e as dikush tjetër nga delegacioni i Serbisë nuk do të flas gjatë ditës.

Ndryshe gjatë ditës ndërsa takimi Kurti-Vuçiç po vazhdonte mediaa serbe “Kurir” raportoi se Vuçiç, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi u raportua se do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e distrikteve dhe drejtorët e spitaleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore