Lajme

Vuçiç takon Lavror, diskutojnë për formimin e Asociacionit


Sergey Lavror dhe Aleksandër Vuçiç

Presidentin i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e sesionit të 77-të të asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, ka takuar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavror, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e Kosovës.

Takimin në fjalë e ka lajmëruar Ministria e Punëve të Jashtme ruse, duke bërë të ditur se Vuçiç e Lavrov janë pajtuar me faktin se Kosova duhet të përmbush urgjentisht detyrimet e saja të dala nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në njoftim thuhet se Rusia dhe Serbia i qasen zgjidhjes së Kosovës nga “një pozicion unik” duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe në Rezolutën themelore 1244 të Këshillit ët Sigurimit të OKB-së.

Më tej komunikata bënë të ditur se Vuçiç e Lavror kanë shkëmbyer mendime për situatën në Ballkan dhe çështjet aktuale ndërkombëtare.

“Ata u fokusuan në zhvillimin e mëtejshëm dinamik të marrëdhënieve ruso-serbe, thellimin e partneritetit strategjik të dy vendeve vazhdimin e dialogun intensiv në nivelin më të lartë”, thuhet në komunikatë, raporton e përditshmja serbe, “Danas”.

Ndryshe kreu i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë, Sergey Lavror, një ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje sa i përket koordinimit të politikës së jashtme Moskë-Beograd.

Lidhur me këtë ka reaguar hulumtuesi nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, i cili përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, ka shkruar se nuk është çudi që Serbia vazhdon ta koordinojë politikat e saj me regjimin kriminal të Vladimir Putinit.

Ai tutje ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë në mes të Serbisë dhe Rusisë do të duhej të ishte një alarm për Tiranën dhe Shkupin si dy shtete anëtare të NATO-s.

“Ajo që është për t’u çuditur është se si qeveritë kryesore perëndimore kërkojnë që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova t’i bashkohen nismës ‘Ballkani i Hapur'”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore