Lajme

Vuçiç sulmon median opozitare: “Po ma godisni djalin”


Aleksandër Vuçiç me djalin e tij, Danilo Vuçiç

Udhëheqësit e Partisë Progresiste në Serbi, partisë së Aleksandër Vuçiç, kanë sulmuar gazetën opozitare Danas, se po “e godet” djalin e Vuçiç-it, Danilo Vuçiç, dhe po “vizaton një shënjestër në kokë të tij”.

Madje akuza ka bërë edhe Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i cili vetë ishte i akuzuar nga tabloidet se po dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Vuçiç-in duke organizuar puç.

Pastaj vetë presidentit serb ka thënë se “më shumë ka pasur sulme ndaj Danilos se sa ndaj gjithë presidencës marrë së bashku”.

Por, gazeta Danas është përgjigjur duke shkruar se djali i presidentit të Serbisë nuk është një fëmijë, por qytetar i rritur i cili duhet të jetë përgjegjës për veprimet dhe vendimet e veta.

Fakti që ai (Danilo) ishte anëtar i një delegacioni që ka mirëpritur një të dënuar lufte konsiderohet si një marketing politik dhe mesazh për nacionalistët serbë dhe “patriotët” se Vuçiç është në anën e tyre.

“Në Serbi, fatkeqësisht për qytetarët serbë, regjimi mund të përshkruhet si një sistem hibrid në mes të Amerikës Latine, Evropës Lindore dhe diktaturave të Lindjes së Mesme. Danilo dhe Andrej Vuçiç janë qytetarë serbë pa ndonjë funksion publik, por që nuk e kanë fshehur se për një kohë të gjatë janë të përfshirë në detyra të vështira e delikate për regjimin”, shkruan, pos tjerash, Danas për dy djemtë e Vuçiç.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç, por edhe aparati i tij në politikë e media, janë vënë në mbrojtje të djemve të tij. Ishte pikërisht Danilo Vuçiç që ishte fotografuar me huliganë serbë dhe njerëz me të kaluar kriminale, por që Vuçiç edhe në atë rast kishte thënë se janë thjesht sulme për ta denigruar atë dhe familjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore