Lajme

Vuçiç: Sanksionet ndaj Bosnjës i ndjejmë edhe ne


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur i frikësuar nga mundësia se mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe liderët e saj politikë mund të vihen sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Nuk janë të mirëseardhura as për Bosnjën e as për Serbinë. Kam frikë të madhe nga kjo. Edhe pse nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë, në një mënyrë i ndiejmë edhe ne. Cili investitor do të vijë në Bosnjë nëse do të ketë sanksione ndaj Dodikut apo kujtdo tjetër”, tha Vuçiç për klix.ba.

Vuçiçi, duke komentuar situatën në Bosnjë, ku anëtari i Presidencës 3-anëtarëshe Milorad Dodik, po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit, ka thënë se sanksionet nuk janë të mira për askënd dhe se pasojat do t’i ndiejë gjithë rajoni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërcënuar me sanksione të gjitha palët në Bosnje e Hercegovinë (BeH) që në rast se bëjnë përpjekje të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen e Dejtonit të arritur më 1995.

Këtë e ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

Ky deklarim vije pak ditë pas vizitës së të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në BeH.

Tensionet në BeH dhe në rajon u ngritën pasi që udhëheqësi serb i presidencës së BeH, Millorad Dodik, kërcënoi pa reshtur për ndarjen e Republikës Srpska nga BeH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore