Kosova

Vuçiç: Perëndimi nuk mendon se Kosova është e pavarur


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ditën e premte më 18 dhjetor ka deklaruar se deri kur të jetë ai President i Serbisë, nuk do të ketë njohje të shtetit të pavarur të Kosovës.

Vuçiç gjithashtu deklaroj se “askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur”.

“Opinioni i Washingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump-it)”, deklaron Vuçiç.

Më vonë pati një reagim dhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ku ai ka thënë se deklarata e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovën.

Për më tepër Tahiri deklaron se Kosova ka synimet e saj strategjike për anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe BE-në. Ai ka thënë se deklarata e Vuçiç nuk duhet ta shqetësojë Kosovën.

Përtej tensionit mes dy vendeve, është arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 shtator 2020.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike.

Si shembull të suksesshëm të udhëheqësisë amerikane në këtë rajon, Reeker ka përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Washington.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme,” ka thënë zyrtari amerikan. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore