Lajme

Vuçiç për Zgjedhjet Presidencale serbe më 3 prill: “Serbët do të votojnë në Veri dhe në tërë Kosovën”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar për të shpjeguar “atentatin e përgatitur ndaj tij”, është deklaruar edhe për Zgjedhjet Presidenciale të Serbisë më 3 prill, dhe mundësisë, që kësaj here, serbët të votojnë në Kosovë.

“Serbët do të votojnë. Ata do të votojnë në Veri dhe në tërë Kosovës”, ka deklaruar Aleksandër Vuçiç.

Madje, tha ai, serbët do të votojnë në Kosovë sepse shpreson “që dikush atje me inteligjencë duhet ta kuptojë”.

“Kjo është një gjë që më brengos, veçanërisht në Veri, sepse e di që serbët do të dalin në votime, në tërë Kosovën”, u shpreh ai.

Pyetur se “a do të lejohen serbët” nga Qeveria e Kosovës, sikundër që Referendumi i 16 janarit për ndryshime kushtetuese nuk u lejua, ai tha përsëri se “shpresoj që dikush të ketë inteligjencë e ta kuptojë këtë”.

“Ata dëshirojnë të flasin vetëm me veten. Nuk janë të interesuar në marrëveshje, por vetëm në shtet të pavarur”, tha Vuçiç.

Pyetur nga gazetarët se a është Albin Kurti më u fuqishëm se shtetet e QUINT-it, ai tha se “kjo është një shaka e mirë”.

“Ndihem i nervozuar dhe i mashtruar saherë që ata më thonë që kanë lëshuar një deklaratë por Kurti nuk dëshiron të dëgjojë”, u përgjigj ai.

Qeveria e Kosovës më 15 janar miratoi një rezolutë që ndaloi që një shtet tjetër të mbajë referendum/zgjidhje brenda shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje ka lënë të nënkuptohet se as Zgjedhjet Presidenciale të Serbisë nuk do të lejohen në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran merr vetë vendimet e veta se çka lejon dhe çka jo.

OSBE mbrëmjen e 15 janarit nuk pranoi të grumbullojë fletvotimet serbe, me përgjigjen se “nuk ka konsus mes palëve” për një gjë të tillë, e cila në rast të veprimit ndryshe “nuk do të ishte në përputhje me standardet profesionale evropiane”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore