Lajme

Vuçiç – opozitës: S’ju intereson Kosova, por vetë-promovimi


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se i kishte njoftuar të gjitha partitë opozitare për propozimin franko-gjerman, veçse sipas tij, shumica e tyre nuk janë interesuar, por ka shtuar se “së bashku do të fitojmë dhe do të fitojmë si Serbi”.

“Kur u njohëm me iniciativën franko-gjermane në mënyrë, u ofrova partive parlamentare që të vinin për konsultime, t’u tregonin të gjitha faktet, të përpiqemi t’i qasemi bashkërisht zgjidhjes së problemit. Ata thanë ose të paktën shumica prej tyre, ne nuk jemi të interesuar, ne duam Kuvendin, duam të prezantohemi, duam një fitore politike, nuk jemi aq të interesuar për Kosovën”, tha Vuçiç në një video të publikuar në Instagram.

Ai theksoi “është detyra ime të respektoj kuvendin”.

“Unë vetë do të vij t’ju përgjigjem të gjithëve. Nuk është problem, unë do të luftoj dhe do të fitojmë të gjithë si Serbia, sepse Serbinë nuk mund ta mundeni”, shtoi ai.

Të enjten, më 2 shkurt do të mbahet seanca parlamentare ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa deputetët do të njoftohen për ecurinë e dialogut me Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se Aleksandër Vuçiç më herët kishte deklaruar se do të ftonte përfaqësuesit e klubeve parlamentare në një diskutim rreth propozimit franko – gjerman për Kosovën dhe kërkesat që pesëshja evropiane i paraqiti Serbisë.

Presidenti serb kishte bërë të ditur më herët se nëse Serbia nuk e pranon këtë plan, procesi i negociatave me BE-në do të ndërpritet dhe investimet do të tërhiqen.

Ai ishte shprehur i gatshëm që të raportonte në kuvend.

“Gjithsesi, është detyra ime të respektoj parlamentin dhe të plotësoj të gjitha kërkesat e tij. Do të dal në Kuvend dhe do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve”, ishte shprehur Vuçiç.

Seanca “për Kosovën”: Vuçiç u thotë deputetëve “pyesni çfarë të doni, do t’iu përgjigjem”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore