Lajme

Vuçiç: Mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën


Vuçiç i është kundërpërgjigjur deklarimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani duke i thënë se vetëm në ëndërr mund ta shohin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ata menjëherë mund ta dinë se nuk do të ndodhë. Nëse është shumë më lehtë për ta, pasi që ata e shohin Serbinë si të keqe në gjithçka, nuk kam asgjë për të thënë”, ka thënë ai para mediave në qytetin e Novi Sadit ku po vendosej gur-themelit për Spitalin Covid-19.

Ndërsa kur është pyetur ai lidhur me “non-paper”, pasi që presidentja Osmani kishte thënë se Kjo është strategji e vjetër e Serbisë”.

Ai është shprehur se nuk ka aftësi të tilla që të përpiloj një dokument të atillë dhe se konsideron që atë e ka bërë dikush që është më i zgjuar e më dinak se ai.

Madje, ai ka thënë e është mjaft i kujdesshëm që të komentoj lidhur me letrat e ‘kuazi-ekspertëve”.

“Non-paper është bërë nga dikush më i zgjuar, më i shkolluar se unë, por edhe më dinak…Për mua, kjo ishte një surprizë, dhe mënyra se si u bë dhe u largua. Unë nuk mund të bazohem në thashetheme nga disa kuazi-ekspertë, dhe kjo është arsyeja pse unë jam i kujdesshëm në dhënien e përgjigjeve”.

Publikimi i letrave të njëpasnjëshme të “non-paper”, sipas Vuçiç është që të rritet presioni ndaj Serbisë.

“Unë me të vërtetë u befasova nga ajo letër, sepse është letra më e zgjuar deri më tani”.

Ai ka thënë se duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nuk duhet treguar neglizhues ndaj situatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore