Kosova

Vuçiç “i prerë” për mosnjohjen e Kosovës


Në intervistën e tij të rradhës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur në mënyrë të prerë se gjatë mandatit të tij që zgjat deri në vitin 2022, refuzon të pranojë njohjen e shtetit të Kosovës.

“Është një paralajmërim se, kushdo të jetë pjesë e këtij procesi ta ketë parasysh se Serbia nuk do të gjunjëzohet”, thotë Vuçiç.

Serbia dhe Kosova janë në dialog të vazhdueshëm dhe një nga kërkesat e palës shqiptare për marrëveshje, është pikërisht njohja e ndërsjelltë.

Në një deklaratë të mëparshme Vuçiç ka thënë se shpreson që BE të kuptojë se nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje në Bruksel, në momentin kur mohohet ekzistenca e Komuniteteve të Komunave Serbe.

“Dikush nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje vetëm për të miratuar një vendim në momentin që ata thonë kurrë nuk do të pranojnë ekzistencën e Komunitetit të Komunave Serbe ose duke kërkuar që Serbia të njohë së pari pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç në tetor të 2020.

Ndërkohë gjatë daljes së tij në intervistë theksoi se pas prillit të 2020, kur mund të mos jetë më president i Serbisë, do të jetë populli ai që do vendosë nëse duhet të njihet apo jo Kosova.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i pyetur nëse do të reagohet lidhur me këto deklarata ka thënë se BE nuk do të zgjatet tej mase, por do të vazhdojë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës kur gjithçka të shterohet./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore