Lajme

Vuçiç e shpall veten fitues: “Kam fituar me 59.9%, ndërsa Ponos 17.7%”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një adresim për media ka thënë se ka fituar 59.9% të votave në zgjedhjet presidenciale, ndërsa tha se kundërkandidati kryesor i tij, Zdravko Ponos, 17.7%, duke iu referuar të dhënave të partisë së tij.

“Kam arritur të bëj diçka që askush në Serbi nuk ia ka dalë kurrë. Unë jam i vetmi që fitova dy herë në raundin e parë”, tha Vuçiç, raporton “Nova.rs”.

Ai tha se përvçe se është i bindur në fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe atyreve parlamentare, beson se edhe në Beograd partia e tij është e para.

“Mendoj se ka shumë opsione në qytet që ofrohen, por kjo nuk është diçka që do të dihet brenda një dite. Dhe SNS sigurisht që do të jetë më e madhja dhe pjesë e qeverisjes së qytetit, kështu funksionojnë numrat. mua, por le të presim deri në fund”, vazhdoi ai.

Sipas Cesid, në bazë të 70.5 për qind të të dhënave të përpunuara, vendin e parë e zë kandidati presidencial Aleksandar Vuçiç, kandidati i koalicionit “Aleksandar Vuçiç – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” me 59 për qind të votave, i ndjekur nga Zdravko Ponos, kandidati i koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 17,6 për qind të votave.

“Ne kemi të dhëna më të sakta dhe zgjedhje nga Kosova, pjesën më të madhe e kemi edhe nga jashtë. Lista ‘Së bashku mund të bëjmë gjithçka’ ka fituar 44% të votave, lista ‘Për Serbi të bashkuar’ 13.6, lista Ivica Daçiç 11.4, Milos Jovanoviç 5,3, ‘Ne duhet’ 4,7 dhe 3,8 ‘Zavetnici i Dveri’, radikalët dhe sovranistët janë në 2,2 dhe 2,3, Aleanca e hungarezëve të Vojvodinës është 1,55, Së bashku për Vojvodinën 0,65”, tha Vuçiq për rezultatet e zgjedhjev presidenciale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore