Lajme

Vuçiç do të dorëhiqet nga posti i kryetarit të SNS-së, pas zgjedhjeve presidenciale


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas shpalljes së rezultatit të Referendumit për ndryshime kushtetuese, u raportua të ketë dalur i nervozuar nga ndërtesa e Partisë Përparimtare Serbe të cilën e udhëheq, pasi që një numër i madh i partisë së tij votuan kundër referendumit për ndryshime kushtetuese që u mbajt më 16 janar.

“Këtu ju jeni të mençurit, ju merreni udhëhiqeni partinë”, u raportua t’u ketë thënë bashkë-partiakëve Vuçiç natën e 16 janarit para se të dilte demonstrativisht nga selia e partisë.

Gjatë vizitës së tij në Ankara pas takimin Erdogan, Vuçiç shpjegoi se çfarë ndodhi brenda selisë së partisë së tij atë mbrëmje.

“Ka shumë më të mençur se unë që e dinin se duhet votuar JO në Referendum. Atyre iu deshën 20 përqind për të qenë të lumtur. Një pjesë e madhe e 39 përqindëshit që votuan kundër ishin të SNS-së”, deklaroi Vuçiç.

Ai e ripërsëriti premtimin e tij se do të jep dorëheqje nga lidershipi i partisë pas zgjedhjeve presidenciale të prillit, transmeton gazeta serbe “Nova”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore