Lajme

Vuçiç: Do përballemi me presion për Kosovën


“Serbia do të përballet me presion”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku u pyet për Kosovën nga gazetaret në Doha.

“Ka pasur shumë të pavërteta e gënjeshtra ditëve të fundit, pasi shumë ishin të zemëruar dhe po shpresonin që unë do të firmosi diçka dhe të mund të thoshin se Serbia ka humbur. Por, ata kurrë nuk kanë qenë të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre dhe arkat e plota të cilat nuk i meritojnë”, ka thënë Vuçiç, raporton N1.

Vuçiç është pyetur edhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Vuçiçi flet vetëm për Asociacionin”.

“Unë kam problem në të folur, ka të drejtë Kurti, qëndroj pas të drejtës ndërkombëtare, qëndroj prapa Kartës së OKB-së dhe i përmbahem marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb po ashtu është pyetur në lidhje me kërkesën e deputetëve të “Alternativës për Gjermaninë në Bundestag të Gjermanisë, që kërkojnë që Gjermania ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

Por, Vuçiç ka potencuar se “nuk është reale kjo”, pasi që Gjermaninë e udhëheq Olaf Scholz.

Ai po ashtu i ka mohuar akuzat e Rusisë, se Serbia ka dërguar armë në Ukrainë.

“Nuk kemi shitur asnjë armë, mjet apo municion as Rusisë e as Ukrainës. Ne kemi edhe autorizimin ‘përdoruesi i fundit’ dhe vetëm eksportojmë tek ata”.

Lidhur me pretendimin se armët janë eksportuar në Ukrainë nga Serbia përmes Turqisë, ai theksoi se Serbia “e ka mbrojtur veten edhe më shumë” duke ditur se ekziston mundësia që një pjesë e mallrave të përfundojë diku tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore