Rajoni

Vučić: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’ të papërgjegjshme


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, i ka quajtur “të papërgjegjshme” deklaratat e politikanëve shqiptarë për Shqipërinë e Madhe.

Ai deklaroi se është i bindur se vazhdimi i dialogut do të ndodhë një ditë.

Gjithashtu presidenti shtoi se Serbia nuk duhet të bëjë sjellje të papërgjegjshme, siç bëjnë të tjerët.

“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë në deklarata të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtë në sjellje të papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë në Sarajevë, Prishtinë dhe diku tjetër, ne nuk kemi të drejtë”.

Vučić vuri theksin tek paqja duke e lidhur me ekonominë dhe mbështetjen e popullit.

“Serbia duhet të ruajë paqen dhe se ajo do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar – me përparimin e mëtejshëm të ekonomisë, mbrojtjen e popullit tonë dhe mbështetjen për popullin tonë në Kosovë dhe Republika Srpska, por gjithashtu bashkëpunim me shqiptarët dhe boshnjakët”.

Ai ka bërë thirrje për të mos “pasur frikë”, sepse Serbia “është më e fortë se dikur, që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”.

Të martën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar, as nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe, në rajonin e Ballkanit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore