Kosova

Vuçiç akuzon Kurtin për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit


“Si arritën ata të përfshinin Listën Serbe dhe shtetin serb në këtë. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media dy ditë pas sulmit fizikë ndaj djalit të politikanit nga Kosova, Nenad Rashiq në fshatin Llapnasellë të Gracanicës.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe reagimeve që pati nga politikanë të huaj.

“Të gjithë ata politikanë të huajë që mendojnë se Serbia është vend që mund të poshtërohet gabojnë rëndë”, ka thënë Vuçic.

Këto komente kreu i shtetit serb i bëri pasi takimit me patriarkun Porfirie, të cilin tha e se ka njoftuar me situatën në Kosovë.

“Unë e kam njoftuar patriarkun me situatën faktike në Kosovë e Metohi, dhe me faktet politike dhe negociatat politike që janë përpara nesh, ose ato që i kemi përfunduar, me vizitën e Miroslav Lajçakut, që na pret, në lidhje me pozitën e Serbisë, madje edhe që Kosova nuk ka arritur të kalojë dhe të merr një vend të ashtuquajturën Konferencë Kushtetuese e vendeve Evropiane”, ka thënë Vuçic.

Ndërkohë, Rashiq të martën tha se djali ia kanë rrahë me boksa të hekurt, thika dhe çekiç

Ai theksoi se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.

Rashiq potencoi se dyshon se “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politikë dhe tentoj të jem sa më objektiv, për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore