Film

Vritet nga bombardimet ruse aktorja ukrainase, Oksana Shvets


Aktorja ukrainase, Oksana Shvets ka vdekur në moshën 67-vjeçare, pasi godina e banimit ku ajo ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.

Vdekja e Shvets u bë e ditur nga Teatri i të Rinjve, ku ajo ishte pjesë e trupës, ndërsa kolegët e saj atje shprehën “dhimbje të madhe” për vdekjen e saj.

Oksana Shvets.

“Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar. Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë”, thuhet në deklaratë.

Aktorja, e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të vendit.

Përveç kohës së saj në Teatrin e të Rinjve, Shvets kishte punuar në Teatrin e Muzikës dhe Dramës në Ternopil dhe në Teatrin e Satirës së Kievit.

Vdekja e Shvets pason atë të një aktori tjetër ukrainas, Pasha Lee, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare pasi u regjistrua në Forcat e Mbrojtjes Territoriale të ushtrisë ukrainase.

Antony Blinken.

“Zyrtarët në Shteteve të Bashkuara të Amerikës po “dokumentojnë dhe vlerësojnë” krimet e mundshme të luftës të kryera në Ukrainë”, tha sekretari i shtetit Antony Blinken.

Kjo vjen pasi Biden akuzoi Vladimir Putinin si një kriminel lufte, në atë që shumë e panë si një pikë kthese në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ndërkohë, të mbijetuarit raportohet se kanë dalë pasi forcat ruse bombarduan një teatër që strehonte mijëra civilë në Mariupol, duke lënë shumë të varrosur nën rrënojat e djegura.

Përpjekjet për të gjetur njerëz mbetën të ngadalta, me numrin e viktimave ende të panjohur.

Megjithatë, Sergiy Taruta, ish-kreu i rajonit të Donetskut, tha gjatë një interviste në televizionin ukrainas se ai besonte se rreth 1 mijë e 300 njerëz ishin në ndërtesë kur u bombardua dhe më shumë se 100 janë shpëtuar deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore