Shqipëria

Vritet me kallashnikov nga dy vёllezёr njё 50 vjeçar nё Dibёr


Njё 50 vjeçar ka mbetur i vrarё nё fshatin, Luzni tё Dibrёs. Burri me iniciale Xh.K. u qёllua me kallashnikov nga dy vёllezёr: Muhamet Mera 30 vjeç dhe Altin Mera 42 vjeç.

Policia arriti tё arrestojё njёrin prej tyre M.M., ndёrsa A.M. ёshtё shpallur nё kёrkim.

Xh.K. pavarёsisht se arriti tё shkojё gjallё nё spital nuk mundi t’i mbijetonte dot plagёve.

Mendohet se arsyeja pёr kёtё ngjarje tragjike ёshtё njё konflikt pёr motive tё dobёta.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll, sipas njoftimit tё policisё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore