Lajme

Vrasja në Prishtinë, dyshohet se u krye nga pakujdesia e një gjuetari


Ilustrim.

Vrasja që ndodhi të dielën në Kolovicë të Vjetër në Prishtinë është shkaktuar nga pakujdesia.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes njoftimit policor.

Sipas policisë, i dyshuari derisa kishte dalë për gjueti, nga pakujdesia e ka qëlluar viktimën që ishte në shoqëri me të, me armë zjarri duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia e Kosovës.

Një person ka vdekur të dielën në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, derisa një tjetër është shoqëruar në stacionin policor.

Këtë e kishte konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri”, tha Ulaj.

Ajo kishte theksuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore