Lajme

Vrasja në Ferizaj: Qendrim Januzi në paraburgim për 30 ditë


Qëndrim Januzi dhe Gëzim Hyseni

Qendrim Januzi, i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçarit Gazmend Hyseni, do të qëndroj në paraburgim për 30 ditë.

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Qëndrim Januzi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasja e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim t kësaj mase të sigurisë ndaj Januzit, për Albanian Post e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, një ditë më parë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar komfor dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Januzi aktualisht gjendet në QKUK duke u trajtuar, pasi që në ditën kritike, më 27 maj, kur shtiu me armë dhe la të vdekur ish-shokun e tij Gazmend Hyseni, ai u plagos nga një polic civil i cili rastisi në vendin e ngjarjes derisa po kryente një punë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore