Shqipëria

Vrasja në Elbasan/ Arbër Paplekaj mbetet në burg


Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ka marrë masën e sigurisë arrest me burg.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit. Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Apelit.

Më herët, Gjykata e Elbasanit liroi 10 të akuzuarit e tjerë me detyrim paraqitje.

Më 21 prill, Elbasani dhe gjithë Shqipëria u tronditën nga një vrasje e ndodhur në qytetin qendror shqiptar.

Arbër Paplekaj, pjesë e një grupi të gatshëm të PD-së, vrau Pjerin Xhuvanin, ish-drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qark dhe plagosi katër të tjerë.

Ndër ta, edhe një efektive të Forcave Speciale Shqiponja. Akuza u ngritën ndaj 11 personave për ngjarjen e Elbasanit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka sqaruar se “asnjë material që sugjestionon shitblerjen e votës, nuk është gjetur në mjetet e sekuestruara”.

Paplekaj, bashkë me të tjerët, u paraqitën sot më 26 prill në seancën gjyqësore. Ai u akuzua për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, ndërsa Pavlo Vuksani akuzohet për heqje të lirisë me dhunë.

Ndërkohë, Klement Xhaferri është i shpallur në kërkim dhe Emiljano Prenga ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak.

Seanca u ndërpre me kërkesë të avokatit mbrojtës së Arbër Paplekajt, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktakuzat e reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore