Muzikë

Vrasja enigmatike e Indian Red Boy


Indian Red Boy - Rep artist

Fundjavën që lamë pas është ndarë nga jeta rep artisti amerikan, Indian Red Boy. Ai u qëllua ndërsa po qëndronte në makinën e tij në Chaadron Ave të Haëthorne.

Por, ajo që bëri bujë, ishte fakti se rep artisti ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me fansat, në llogarinë e tij të Instagram-it, pikërisht gjatë momentit të vrasjes.

Në sfond u dëgjuan të shtënat, ndërsa ekrani kaloi në ngjyrë të zezë, pasi telefoni ra nga duart e tij.

Indian Red Boy, disa sekonda para se vrasjes.

Lidhur me rastin, policia e Los Angeles, e cila po merret me zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që çuan në këtë vrasje, nuk kanë dhënë akoma ndonjë koment zyrtar.

Trupi i pajetë i Zerail Rivera, i cili ishte i njohur me emrin artistik si Indian Red Boy, u konfirmua edhe nga mjeku gjyqësor i Los Angeles, i cili tha se kishte marrë plagë të shumta.

“Duket se ka qenë një e shtënë me armë në këmbë dhe ai ishte në shënjestër”, tha togeri Toet Goetz i Policisë së Hawthorne.

Goetz tha se të shtënat mund të kenë qenë të lidhura me bandat kriminale, të cilat operojnë në zonën ku ka ndodhur krimi.

Video e tij, gjatë momentit të vrasjes, u bë virale dhe u komentua shumë nëpër rrjete sociale, sidomos në Twitter.

“Një minutë qesh dhe minutën tjetër vdes, jam pa koment”, shkruan një fans i rep artistit.

Ndërsa një tjetër është shprehur se “videoja e vrasjes së Indian Rap Boy është brutale dhe duhet të fshihet përgjithmonë”.

Me më shumë se 16 mijë ndjekës në Instagram, Indian Red Boy ishte një yll në rritje në fushën e muzikës rep.

Së fundmi ishte raportuar se rep artisti ishte përfshirë në një bandë kriminale, e cila dëmtoi një mural “Nipsey Hussle”, ndërsa nuk ka pasur raporte zyrtare për ndonjë denoncim të tij oficial.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore