Shqipëria

Vrasja e Tauland Beqiraj/ Arrest me burg për të dyshuarin Andi Jonuzaj


Gjykata e Vlorës, në seancën gjyqësore, më 6 mars, ka vendosur të lërë masën ‘’arrest me burg’’ ndaj Andi (Hansi) Jonuzajn. Njëri nga autorët e dyshuar për vrasjen e Tauland Beqirajt më 3 mars. Ai u paraqit në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Akuza që rëndon mbi të është “vrasje me paramendim”, bazuar në kodin penal neni nr. 78 dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, bazuar në nenin 278/1.

Raportohet se ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi dy autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj. Këta dy të fundit janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

Jonuzaj ra në duart e policisë pak momente pas ekzekutimit të Beqirajt.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje, deri më tani mbi 10 persona dëshmitarë të rastit, të cilët kanë parë ngjarjen.

Si ndodhi vrasja?

Nga pamjet e sigurisë vërehet Tauland Beqirajt, që është ndjekur nga tre persona. Këta të fundit dolën nga makina dhe i pari Skerdjan Gabriani shihet duke debatuar me Beqirajt.

Pas tij ka dalë më një armë tip kallashnikov në dorë, Elton Hajnaj. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të Beqirajt, duke e lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Në timon shihej Andi (Hansi) Jonuzaj.

Pas atentatit ata kanë hypur në makinë duke u munduar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Kush ishte Tauland Beqiraj?

Viktima Tauland Beqirajt, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ky person njihet nga policia me tre mbriemra Beqirajt, Manaj dhe Gjikaj.

Ai ishte një person me precedent penal. Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fillimisht ai mori masën “arrest me burg” nga Gjyakat e Shkallës së Parë në Vlorë. Por në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Tre muaj më vonë ai u kap nga policia e Vlorës pasi kishte thyer masën e “arrest shtëpie”. Ai u kap në flagrancë, dhe policia në makinën e Manajt gjeti një armë tip pistolete luftarake “Baretta”, lëndë narkotike 0.688 gram kanabis, karikator me fishekë dhe 1 mijë e 250 euro.

Por përsëri gjykata e la me masën “arrest shtëpi”.

Viktima është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Raportohet se në momentin kur është vrarë viktima ka qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Nga informacionet e mbledhura mendohet se vrasja ka ardhur si motiv i prishjes së pazareve të drogës.

Një pistë që është duke ndjekur prokuroria ka të bëjë me marrjen e një sasie prej 35 mijë euro nga viktima. Gjatë diskutimit për kthimin e tyre ka ardhur dhe vrasja e 31 vjeçarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore