Lajme

Vrasja e gruas në Skenderaj, iniciohen procedura disiplinore ndaj prokurores S.K


Ilustrim

Pas kërkesës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me trajtimin e rastit të viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt”, thuhet në komunikatën Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Ndërkaq më tetë janar, Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar ndaj fajësimit të PK-së lidhur me rastin e vrasjes së gruas 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt.

Përmes një reagimi publik ata kanë thënë se Policia i përgjigjet çdo thirrje që paraqitet nga qytetarët dhe çdo rast e trajton me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institucion edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën”, thuhej në reagimin e PK-së.

Më pesë janar, një grua është vrarë me armë zjarri në fshatin Llaushë të Skenderajt të mërkurën pasdite.

I dyshuari S.Q. është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me tre fishek.

Në vend të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore