Lajme

Vrasja e Daunte Wright/ Publikohet videoja e policisë


Vrasja e Daunte Wright, të dielën e 11 prillit, shokoi opinionin publik në qytezën prej 40 mijë banorësh të Brooklyn Center, në Minnapolis.

Vdekja e Wright ka shkaktuar protesta dhe qyteti ka deklaruar një shtetrrethim. Të hënën vonë, turmat kundërshtuan shtetrrethimin për t’u mbledhur jashtë selisë së Policisë së Qendrës Brooklyn. Dëshmitarët thanë se disa hodhën fishekzjarrë dhe shishe drejt oficerëve që u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata.

Qëllimi me armë ndaj  Daunte Wright

Zëdhënësi i Departamenti i Policisë së Qendrës Brooklyn tha të dielën pasdite, se oficerët pasi kishin ndaluar një person për shkelje të rregullave të trafikut, vunë re që ai kishte një urdhër arresti.

Sipas policisë, kur oficerët u përpoqën ta arrestonin, Wright hyri përsëri në automjet.

Më pas një nga oficerët qëlloi shoferin, makina e të cilit lëvizi për disa metra para se të përplasej me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vend.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore