Sport

“Vrasësi” Ramos, mbrojtësi me më shumë gola në shek. XXI


Shënimi i golave nuk është detyrë e mbrojtësve, por ato janë gjithnjë të mirëseardhura.

Mbrojtësit që shënojnë gola janë të shpeshtë, por ata që e përsërisin këtë në vazhdimësi janë tejet të rrallë.

Tabloidi sportiv Transfermarkt ka sjellë listën e mbrojtësve që kanë shënuar më së shumti në shekullin XXI.

Më poshtë sjellim listën nga 10 deri te 1.

10.Willem Janssen (Holandë) – 59 gola në 466 ndeshje.

9.Aleksandr Kolarov (Serbi) – 62 gola në 588 ndeshje.

8.Ignashevich (Rusi) – 64 gola në 801 ndeshje.

7.John Arne Riise (Norvegji) – 64 gola në 732 ndeshje.

6.Naldo (Brazil) – 65 gola në 510 ndeshje.

Top ‘5-shen’ e fillojnë dy ish-lojtarë të Chelsea-s, të cilët me golat e tyre kanë qenë vendimtarë në fitimin e trofeve të ndryshme për blutë e Londrës.

5.Branislav Ivanovic (Serbi) – 66 gola në 691 ndeshje.

4.John Terry (Angli) – 72 ndeshje në 784 ndeshje.

Kurse, treshja e madhe përbëhet nga dy emra të papritur dhe nga një lojtar, që nga të gjithë njihet si mbrojtësi i golave dhe i momenteve të mëdha.

3.Van Buyten (Belgjikë) – 72 gola në 566 ndeshje.

2.Rene Aufhauser (Austri) – 79 gola në 455 ndeshje.

1.Sergio Ramos (Spanjë) – 126 gola në 890 ndeshje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore