Lajme

Vrasësi gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për prishjen e qetësisë së të vdekurve


Rruga e Berlinit ku jetonte i pandehuri.

Një mësues nga Gjermania është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer si pjesë të “fantazive të kanibalizmit” ndaj një personi.

Pas një gjyqi që u hap në gusht, 42- vjeçari i identifikuar si Stefan R, u dënua për prishje të qetësisë së të vdekurve, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.

Gjykata shtetërore e Berlinit zbuloi se i pandehuri vrau një mekanik 43-vjeçar, në shtator të vitit 2020 “për të jetuar fantazitë e tij të kanibalizmit”, raportoi agjencia e lajmeve “dpa”.

“Ajo që bëtë ishte çnjerëzore”, është shprehur kryetari i trupit gjykues, Matthias Schertz.

Sipas hetuesve të dy burrat ishin njoftuar në një aplikacion takimesh dhe kishin rënë dakort të takoheshin në apartamentin e mësuesit në Berlin.

Gjykata konstatoi se i pandehuri e kishte vrarë, i kishte prerë trupin dhe më pas kishte shpërndarë pjesët e trupit të tij nëpër lagje të ndryshme të qytetit.

Rruga e Berlinit ku jetonte i pandehuri..

I pandehuri kishte “zhvilluar gjithnjë e më shumë ide për masakrën dhe kanibalizmin” duke vizituar forumet e kanibalizmit në internet, tha Schertz.

Hetuesit gjetën një sharrë kockash dhe thika specialistike në banesën e tij.

Prokurorët thanë se i pandehuri i preu organet gjenitale të viktimës me qëllim që t’i hante dhe gjyqtarët ranë dakord, raportoi. Edhe pse nuk mund të konstatohet nëse ai e ka realizuar këtë qëllim.

Policia kaloi javë në kërkim të mekanikut të zhdukur përpara se këmbësorët të gjenin eshtra në një pyll të Berlinit. Gjykata konstatoi se i pandehuri mbante përgjegjësi “veçanërisht të rënda”, që do të thotë se ai nuk do të ketë të drejtën e lirimit me kusht automatikisht pas 15 vjetësh, siç është zakon në Gjermani.

I pandehuri kundërshtoi akuzat, duke thënë se e gjeti të njohurin e tij të vdekur në një divan pasi kaloi natën dhe nuk thirri policinë apo ambulancën “sepse do të kishte dalë se unë jam homoseksual”. Mbrojtja kërkoi lirimin e tij.

Ndonëse nuk është rasti i parë në Gjermani që përfshinë kanibalizëm, pasi edhe në vitin 2006, një gjykatë e dënoi Armin Meiwes për vrasje dhe prishje të qetësisë së të vdekurve – për vrasjen dhe ngrënien e një burri që kishte takuar në internet. Meiwes vuan një dënim të përjetshëm.

Ndërsa në vitin 2015, një oficer policie gjerman u dënua për vrasjen e një njeriu që takoi në një forum bisede në internet kushtuar kanibalizmit. Prokurorët thanë se viktima kishte fantazuar për t’u ngrënë, por nuk kishte asnjë provë që vrasësi ta kishte përmbushur atë fantazi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore