Zgjedhjet në Kosovë

Voton Shpejtim Bulliqi: Shpresojmë që qytetarët të përgjigjen masovikisht në këto zgjedhje


Shpejtim Bulliqi, kandidati i LVV-së për të parin e Podujevës

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ushtruar të drejtën për votë.

Ai kutive të votimit u është drejtuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Pas votimit, Bulliqi ka ftuar edhe bashkëqytetarët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Llapit dhe Gollakut”, filloi Bulliqi.

“Një ditë si kjo me diell do të sjell të parin e tyre, i cili do të udhëheq në katër vitet e ardhshme”.

“Shpresojmë që qytetarët të përgjigjen masovikisht në këto zgjedhje”, vazhdoi kandidati i LVV-së.

“Ftoj qytetarët të dalin, sepse vota është për ndryshimin e të mirave dhe prosperitetin e tyre”.

Gara për Podujevën në raundin e parë ishte e ngushtë, me kryetarin aktual Bulliqi që fitoi besimin e 44,16 për qind të qytetarëve.

I zgjedhuri nga anët e LVV-së kishte 18 vota më pak se Ekrem Hyseni, kundërkandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosvës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore