Zgjedhjet në Kosovë

Voton Shaqir Totaj: Koha po duket e mirë, në mbrëmje besoj që do jetë edhe më e mirë


Shaqir Totaj, kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së

Të drejtën për votë e ka shfrytëzuar kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Totaj u shoqërua në këtë votim nga bashkëshortja e tij.

Pas përfundimit të votimit, Totaj u shpreh edhe për media.

“Së pari koha po duket e mirë, besoj që në mbrëmje do të jetë edhe më e mirë”, filloi kandidati nga radhët e PDK-së.

“Qytetarët vendosin kush është më i miri, presim zgjedhje demoktratike”, vazhdoi ai.

“Zakonisht në balotazh dalin më pak qytetarë, nuk jam i shqetësuar për numrin e votuesve”.

“Është dite e madhe për të ardhmen e Prizrenit, qytetarët pa dyshim që do dalin mjaftueshëm për të bërë ndryshimin”.

“Thërras që të jetë një proces transparent, demokratik, pa incidente, që Prizreni të tregoj shembull se si organizohen zgjedhjet”, mbylli ai.

Prizreni ka 173 mijë e 359 votues, me 71 qendra të votimit me 221 vendvotime. Në garë për Prizrenin janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj. Haskuka në raundin e parë kishte marrë 24 mijë e 378 vota ose 40,41 për qind, ndërsa Totaj kishte marrë18 mijë e 919 ose 31,36 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore