Zgjedhjet në Kosovë

Voton kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci


Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci, së bashku me familje duke iu drejtuar kutive të votimit

Të drejtën për votë e ka ushtruar edhe kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci.

Ai së bashku me familjen i është drejtuar kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve në Klinë.

Pas votimit, Raci u bëri thirrje bashkëqytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e vetës.

Ai iu kërkojë atyre që të votojnë me përgjegjësi për vetën, për familjen, për shoqërinë, brezat e rinj dhe gjithë qytetin e Klinës.

“Ne e përmbushëm obligimin si qytetarë”, e filloi fjalën ai.

“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Klinës, që të dalin dhe të votojnë”.

“Kjo është ditë shumë e rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e Klinës. Dilni dhe votoni me përgjegjësi”, e mbylli Raci.

Esat Raci është në garë kundër kandidatit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosvës, Zenun Elezaj. Raci në raundin e parë kishte 27,42 për qind të votave, në krahasim me 43,33 të Elezaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore