Zgjedhjet në Kosovë

Voton Haskuka – kandidat për kryetar të Prizrenit: Vota është besimi i qytetarëve për punën e bërë


Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas votimit, Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin masivisht dhe të votojnë, duke shtuar se vota është besimi i qytetarëve për punën e bërë dhe për atë që e presin.

Sapo votova, qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë. Vota në njëfarë aspekti është besimi i qytetarëve për punën e bërë dhe për punën që presin, prandaj secili duhet të dalë e të votojë. Mendoj se çdo gjë po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët që masivisht të dalin dhe të votojnë”, u shpreh Haskuka.

Komuna e cila e pason Prishtinën është ajo e Prizrenit me 173 mijë e 359 votues, me 71 qendra të votimit me 221 vendvotime.

Në garë për Prizrenin janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Haskuka në raundin e parë kishte marrë 24 mijë e 378 vota ose 40,41 për qind, ndërsa Totaj kishte marrë18 mijë e 919 ose 31,36 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore