Lajme

Votat e numëruara deri më tani në rajonin e Mitrovicës – PDK e dominon Mitrovicën


Sipas numërimeve të deri taninshme të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (KQZ), rreth 88 përqind të votave janë numëruar në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku bindshëm e zotëron rezultatin zgjedhor Bedri Hamza nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hamza i PDK-së sipas rezultateteve të deritanishme ka 54,62% të votave, dhe pasohet nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me 33,73 përqind të votave. I treti është Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11,65 % të votave.

Deri më tani janë numëruar afro 70 mijë vota nga gjithsejt 78 mijë vota.

Sipas EXIT Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe të publikuar në momentin e mbylljes së qendrave të votimit, 57,9 % e votës së përgjithshme shkonte për Bedri Hamzën në Mitrovicë.

Ndërsa në Komunën e Vushtrrisë, ku deri më tani janë numëruar 70 % e votës së përgjithshme, deri më tani prinë me 34,99 % Ferit Idrizi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, por me një rezultat tejet të ngusht me Xhafer Tahirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 34,07% të votës.

Ndërsa i treti qëndron Arsim Rexhepi nga LVV me 26,24%

Sipas këtij projeksioni, beteja eshtë tejet e ngushtë mes tri partive.

Ndërsa në Komunën e Skenderajt, ndonëse përqindja e numërimit të votës së përgjithshme është ende e ulët, me vetëm 24,43 % të votave të numëruara, Partia Demokratike e Kosovës prinë me 59,95% të votës së përgjithshme me Fadil Nurën.

25% të votave ka kandidati i pavarur Bekim Jashari i cili nëse vazhdon me këtë trend, do ta ketë të vështirë edhe arritjen e ballafaqimit në raund të dytë me ballotazh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore