Shqipëria

Vorë, gjendet i vetëvarur 50-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e ditës së hënë, më 22 mars, ku një 50-vjeçar ka vetëvarur veten.

Shtetasi T.K., i cili ishte larguar nga banesa më 19 mars, u gjet i vetëvarur në një pallat të braktisur, në rrugën “Demokracia”, Vorë.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore