Lajme

Von Cramon: BE nuk do që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës


Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç me te cilin tha se kanë diskutuar edhe për raportin e Kosovës me Serbinë.

Ajo tha se, “nga njëra anë është mike e Serbisë, por ne (BE) nuk jemi të interesuar që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Dhe unë do të doja që ajo të anëtarësohej në BE, të jetë e begatë dhe e pasur, dhe kjo është në interesin e të gjithë neve, në interesin e BE-së, të Gjelbrit, të gjithë kolegëve të mi në PE, që Serbia të jetë një lojtari kryesor dhe anëtari konstruktiv në atë koncept evropian”, tha ajo për N1.

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo gjithashtu ka theksuar se duhet të jemi sërish të sigurt se nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë.

“Ne duhet të sigurojmë që Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së”.

Sipas saj, “do të jetë e vështirë për ta futur Serbinë në BE për këtë çështje”.

Ndër të tjera, bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për disa tema të tjera të cilat lidhen me Kosovën.

“Kam filluar me çështjen e sanksioneve energjetike, varësinë energjetike nga Rusia, alternativa të ndryshme për Serbinë, duke përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë, efiçencën e energjisë.

Temë diskutimi Vuçiçi dhe Von Cramon e kanë pasur edhe demokracinë dhe mediat.

“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht, dhe për këtë arsye populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike.

Eurodeputetja, theksoi se kanë biseduar edhe për edhe për lidhjet ekonomike dhe lidhjet me infrastrukturën ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore