Auto

Volkswagen dhe BMW, drejt elektrifikimit


Planet e kompanive automobilistike, Volkswagen dhe BMW, për të zënë pjesën e tregut të makinave elektrike, e cila po rritet me ritme të shpejta dhe për të sfiduar Tesla-n, mund të zhvendosë numrin për aksionet e tyre me çmim të lirë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se premtimet e vendeve për të rritur prezencën e makinave me emetim zero deri në vitin 2050, ka bërë që Tesla të jetë në krye të transformimit duke shitur automjete elektrike me bateri me rreze të gjatë.

Në vitin e fundit, aksionet e Tesla-s u rritën me 650%, mirëpo kompania nuk është më lojtarja e vetme në treg.

Kompania gjermane, Volkswagen, e cila garon me Toyota-n për të pasur vëllimin më të madh të shitjeve të automjeteve në botë, ka paraqitur planin e saj ambicioz për të realizuar 70% të shitjeve të markës së saj kryesore elektrike.

Ajo ka arritur të rrisë aksionet e saj me 52% nga dita e parë e hapjes duke e çuar vlerën e saj në treg në 143 miliardë euro.

Rivalja gjermane e kompanisë, BMW-ja, ka deklaruar se po synonte që deri në vitin 2030, gjysma e shitjeve të saj të ishin jo fosile dhe se 90% e kategorive të saj të tregut të kishin modele plotësisht elektrike të disponueshme deri në vitin 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore