Lajme

VMRO-DPMNE për takimin në Tiranë: Tentativë për të shpëtuar karrierën politike të Kovaçevskit dhe Ahmetit


Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë-Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) ka reaguar për takimin e lajmëruar në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve politikë shqiptarë të RMV-së.

Sipas partisë opozitare maqedonase, ky takim po organizohet për të shpëtuar karrierën politike të Kovaçevskit dhe Ahmetit, të mbështetur nga Apasiev i cili po luan rolin e një patriot të rremë, shkruan VMRO-DPMNE.

“A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit? Cili do të jetë rezultati i takimit në Tiranë, a do t’i mësojë Ahmeti në Tiranë agjendën e gjelbër apo do t’i sjellë një platformë të dytë të Tiranës Kovaçevskit, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë? Marrëveshja e vetme që duhet të jetë mes të gjitha partive politike në Maqedoni, jo në Tiranë, është bashkimi kundër krimit të LSD-së dhe BDI-së dhe një marrëveshje për zgjedhjet që të vendosë populli”, theksohet në reagimin zyrtar të kësaj force politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore