Shqipëria

Vlorë/ Ndalohen një shtetas turk dhe një shqiptar për shitblerje votash


Ka vijuar puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë nga Policia e Shtetit.

Është bërë me dije se në Vlorë janë proceduar penalisht dy shtetas, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se shtetasi J.M. në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi turk A.B., për sigurimin e disa emrave për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore