Shqipëria

Vlorë: Gjendet një gomone e braktisur


Njё gomone e braktisur është gjetur paraditen e ditës sё sotme nё bregdetin e Vlorёs. Mjeti lundrues është gjetur i braktisur në zonën Akërni, tё qytetit të Vlorës.

Sipas raportimeve gomonia ёshtё rreth 10 metra e gjatё dhe vendndodhja e saj ka qenё rreth dy milje nga grykёderdhja e Vjosёs.

Gomonia thuhet të ketë qenë e dëmtuar dhe ishte e pajisur me tre motorrë.

Ndёrkohё policia e qytetit të Vlorës ёshtё duke proceduar me hetimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.01.2021, forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë(DVP) Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore