Shqipëria

Vlorë: Evakuohet gomonia me 50 klandestinë


Drejtoria e Policisë në Vlorë ka bërë me dije se një gomone me 50 klandestinë ka rrezikuar të mbytet në afërsi të grykderdhjes së lumit Vjosë.

Sipas burimeve, janë gjetur të lënduar 25 persona, midis tyre tre fëmijë. Eshtë bërë me dije se personat kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.  Shkak i kësaj është bërë derdhja e disa bidonave me benzinë, si pasojë e motit të paqëndrueshëm.

Sipas deklaratave të personave në gomone, mjeti thuhet të ketë qëndruar për rreth tre orë në det të hapur, derisa është bërë i mundur kontaktimi me sallën operative të “Guarda Di Financa”, të Italisë.

Guarda di Financa në bashkëpunim me Rojën Bregdetare kanë realizuar më tej evakuimin e tyre.  Më pas janë transportuar drejt portit të Vlorës.

Aktualisht të lënduarit janë u trajtuar në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa dhjetë prej tyre në gjendje më të rendë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Idenditeti i tyre nuk është bërë akoma i ditur./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore