Futboll

Vllaznia zhbllokon detyrimet financiare


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka njoftuar sot (29 mars) në Facebook se klubi i Vllaznisë do të shlyer çdo detyrim të mëparshëm dhe është një hap larg licensimit, në mënyrë që të përfshihet lirisht nëpër kompeticionet evropiane.

Në deklaratë shkruhet: “Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozërinë – të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë (39 milionë e 166 mijë e 6 qind lekë), kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër”.

Ademi shpjegon rëndësinë e këtij hapi për integrimin e Vllazninë në Kupat e Evropës:

“Një hap i rëndësishëm ky për licensimin e Klubit tonë Vllaznia për të luajtur në Kupat e Europës. Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, sponsorin e z. Alban Xhaferi, AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm në rajon – dhe, Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)”.

 

Ademi ka publikuar dhe shkresat zyrtare në të cilat pasqyrohet vendimi në përputhje me bazën ligjore, si dhe procesi ligjor në të cilin do të koordinohet kjo marrëveshje për t’u vënë në zbatim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore